zgjedhjet

BW ka publikuar të dhënat paraprake nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, ku votimi dhe numërimi u kryen elektronikisht në 44 qendra votimi. Rezultatet tregojnë një epërsi të lehtë të koalicionit opozitar PD-ASHM përballë Partisë Socialiste.


Sipas të dhënave, PD-ASHM ka grumbulluar 522 vota, ndërsa PS ka marrë 501 vota, duke lënë një diferencë të ngushtë prej 21 votash në favor të opozitës. Ende pritet publikimi i rezultateve nga 38 qendra të tjera të votimit në Vorë, raporton Korrieri.

Detajet nga kutitë e numëruara janë si më poshtë:

  • Qendra e Votimit 2037:
    • PD-ASHM: 111 vota
    • PS: 87 vota


  • Qendra e Votimit 2038:
    • PD-ASHM: 106 vota
    • PS: 74 vota
  • Qendra e Votimit 2038/01:
    • PD-ASHM: 129 vota
    • PS: 68 vota
  • Qendra e Votimit 1558:
    • PD-ASHM: 42 vota
    • PS: 124 vota
  • Qendra e Votimit 1301:
    • PD-ASHM: 35 vota
    • PS: 85 vota
  • Qendra e Votimit 2037/01:
    • PD-ASHM: 99 vota
    • PS: 63 vota

Rezultatet paraprake pritet të përditësohen gjatë orëve në vijim me përfundimin e numërimit të plotë në të gjitha qendrat. /gazetajone