nje-punetor-i-raiffeisen-bankes-qaset-pa-autorizim-ne-llogarine-e-perparim-rames-ia-shperndan-gjendjen-dhe-trans-6af09daf8a443

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur veprimet hetimore lidhur me një incident të rëndë të sigurisë financiare në “Raiffeisen Bank”.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se një punonjës i kësaj banke ka pasur qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës.

Sipas burimeve nga organet e rendit, personi i dyshuar për këtë ndërhyrje është identifikuar si Albion Ferati. Motivorët e këtij veprimi, nëse lidhen me arsye personale apo profesionale, mbeten ende të paqarta për hetuesit.

Nga ana e saj, “Raiffeisen Bank” ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e ankesës nga z. Rama dhe ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e brendshme të verifikimit. Përfaqësuesit e bankës deklaruan se kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe kanë njoftuar institucionet shtetërore për kompetencë të mëtejshme hetimore./Kapitali.al