Një çift të moshuarish është gjetur i pajetë në banesën e tyre në Greqi, ndërsa trupit kishin shenja dekompozimi. Trupat u zbuluan pasditen e 4 shtatorit, ndërkohë që autoritetet kanë arritur në përfundimin se skenari më i mundshëm është që burri të ketë vrarë gruan dhe më pas veten. Sipas mediave greke 74-vjeçari ka pasur një plagë me armë zjarri në kokë, ndërsa gruaja në gjoks. Hetimet zbulojnë se mes dy vdekjeve ka kaluar një afat kohor, pasi trupi i gruas është gjetur në gjendje më të avancuar dekompozimi.
Zbulimi makabër u bë kur një banore e pallatit telefonoi policinë. Ajo raportoi se gruaja ishte shumë e sëmurë dhe burri i saj shumë i mërzitur. Policia thotë se nuk kishte pasur histori dhune në familje midis çiftit.
“Në orët e pasdites së sotme, të enjten, 4 shtator 2025, trupat e pajetë të një gruaje dhe bashkëshortit të saj u gjetën nga policia në një apartament në zonën e Neos Kosmos.
Të dy pësuan plagë fatale nga armë zjarri, të cilat u gjetën në të njëjtën zonë, ndërsa dy gëzhoja u gjetën pranë tyre.
Një mjek ligjor u thirr në vendngjarje dhe e ekzaminoi vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin u informua edhe prokurori kompetent.
Hetimi deri më tani nuk ka zbuluar asnjë histori dhune në familje për çiftin në fjalë.
Hetimi paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës”, njofton policia greke.



