-640-0-b26a371d63fcd4033adf0b9c21e1919c

Eldi Nure, një 38 vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata, është arrestuar nga një njësi e Forcave Speciale RENEA.

Pas informacioneve të siguruara se Eldi Nure ndodhej në Fier, Policia e qarkut ka kërkuar ndërhyrjen e RENEAS.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar 38 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policise:

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.