-1000-0-1757316411ximg-2922-104

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër.

Pas punonjësit i IKMT-së Armando Palit, i cili mbeti i vrarë në vendngjarje, ka humbur jetën në spital Geridon Kraja, i njohuri i Armando Palit dhe Erogen Vasos.

Mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët.