-640-0-1739024858-1738771544kryeministria-1744198425

Këshilli i Ministrave i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” përmes të cilit synon një reformë tërësore të trajtimit të mbetjeve.

Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Sipas projektligjit, që u prezantua disa ditë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitimeve aktuale.

Ky projektligj parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’, ndërsa parashikon edhe ashpërsimin e sanksioneve për ndotësit.

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARR?VESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, ND?RMJET REPUBLIK?S S? SHQIP?RIS? DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE  PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË INTEGRUAR URBAN  DHE TURIZMIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.70/2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmit, ratifikuar me ligjin nr.70/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.