IMG_4356

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu.

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.