Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar u betuan sot, 19 shtator, para Presidentit Bajram Begaj.
Ceremonia në Presidencë nisi në orën 10:00 dhe zgjati rreth 20 minuta, ku u lexua edhe dekreti i Këshillit të Ministrave. Siç e do tradita, Rama dhe ministrat ecën në këmbë drejt Kryeministrisë dhe realizuan foton e përbashkët, para mbledhjes së parë të qeverisë, me dyer të mbyllura.
Ende nuk dihet a do të ketë një komunikim për mediat me përfundimin e mbledhjes.
Për herë të katërt radhazi në krye të qeverisë, Rama u mandatua më 12 shtator. /gazetajone



