-1000-0-1758619499ximg-3649-754

Policia e Tiranës arrestoi Brandi Kasmin, në kuadër të operacionit “The ghost”.

Ai u denoncua nga një 23-vjeçare, të cilën e kërcënonte me llogari false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj që vajza t’i paguante para.

Njoftimi

Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.