Bledar Selmanaj ka çarë murin dhe ka dalë deri tek tarraca e godinës, duke u ngjitur nga ulluqet.
Këtë e ka realizuar me një thikë të improvizuar, duke gërmuar për disa kohë murin, teksa më pas e mbulonte me sende në mënyrë që të mos dallohej nga gardianët.
Pasi ka qëndruar aty, në pamundësi për të lëvizur, shërbimet e burgjeve kanë konstatuar se një i burgosur po tentonte të arratisej duke bërë te mundur neutralizimit e tij.
Materialet janë referuar në prokurori nga SHKBB ndërkohë vijojnë hetimet.
Kjo nuk është hera e parë që Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, tenton te arratiset.
Për të, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg përjetë, teksa ende nuk ka një vendim nga gjykata.
Pas kësaj tentative, mbetet për tu parë në rast se Drejtoria e përgjithshme e burgjeve, me miratim të Ministrisë së Drejtësisë do marrë apo jo vendimin për ta izoluar atë në regjimin e ashpër 41 biss.



