IMG_4789

Moti këtë të shtunën në vendin tonë do të jetë i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë tipike për fillimin e tetorit.

Në orët e para të mëngjesit minimalet do të zbresin deri në 9°C, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites maksimalet do të ngjiten deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke krijuar kushte të favorshme për lëvizjen në zonat urbane dhe bregdetare.

Në përgjithësi, dita do të sjellë kushte të përshtatshme për aktivitetet e fundjavës.