-900-0-1760343716xprishtina-412

Procesi i numërimit të votave në Komunën e Prishtinës është pothuajse drejt fundit, ku janë numëruar rreth 98,13% të vendvotimeve (263 nga 268), me 102,132 vota të përpunuara nga 222,326 gjithsej, sipas të dhënave të përditësuara në orën 01:09 të datës 13 tetor 2025.

Rezultatet paraprake tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve kryesore.

Përparim Rama (LDK) kryeson me 33,76% të votave, ose 34,479 vota.

Hajrulla Çeku (LVV) ndjek me 33,02%, ose 33,727 vota — një diferencë prej vetëm 752 votash.

Kandidatët e tjerë renditen:

Uran Ismaili (PDK) – 27,80% (28,393 vota)

Bekë Berisha (AAK) – 3,12% (3,183 vota)

Besa Shahini (PSD) – 1,56% (1,590 vota)

Fatmir Selimi – 0,24% (248 vota)

Me këtë rezultat, Prishtina shkon në balotazh më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin mes dy kandidatëve kryesorë për të përcaktuar kryetarin e ri të komunës.