Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se sot u mblodhën frytet e punës së tyre, pasi u hapën të gjithë grupkapitujt.
Rama i falënderoi të gjithë për punën e tyre, që sic tha ai “nuk është e lehtë”.
Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea, dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt dhe dua t’i falënderoj me respekt dhe admirim të gjithë negociatorët dhe qindra të tjerët që nën drejtimin e tyre, e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel, dhe nuk është e lehtë.



