elbasan-biznesmeni-mond-mehalla-1-1764598928

Një person është shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Personi me inicialet N.Gj është me banim në Lezhë dhe sipas informacioneve, ai ditët e fundit ka përdorur makinën tip “Audi” që dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit nga autorët.

Personi i ndaluar dhe shoqëruar në polici është kapur nga kamerat në Rrugën e Kombit teksa kryente pagesën e kalimit te trau.

Aktualisht, policia është duke ushtruar kontroll në banesën e këtij personi.

Edmond Mëhalla, pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan u ekzekutua mbrëmë me tre plumba teksa ndodhej brenda makinës së tij.