640-0-ambulance-policia-naten-1

Një person u dhunua rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë, ngjarje që u bë e ditur dhe u raportua sot.

Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku i plagosuri u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe u godit me mjete të forta, përfshirë një shkop bejzbolli.

Nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar, 35-vjeçari ka deklaruar se nuk ka mundur të identifikojë autorët për shkak të errësirës.

I plagosuri u transportua fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në Tiranë për trajtim të specializuar.