IMG_6800

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Fshat, të Matit.

Një 39-vjeçar i identifikuar si Klodian Kullaështë hedhur nga ura 158 m e lartë për arsye ende të paqarta dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina”,– njoftoi Policia.

Sipas informacioneve të marra, dyshohet se 40-vjeçari është nipi i Nehat Kullës, i njohur me nofkën gjenerali. Ky i fundit ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Gjithashtu Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar nipin e tij drejt aktit ekstrem.