Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa të veçanta për sigurimin e materialeve të SPAK-ut në dosjen kundër zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, duke krijuar 10 kopje të një USB-je që përmban informacion të ndjeshëm.
Mësohet se çdo kopje ka një kod hyrjeje unik, të cilin e ka vetëm deputeti që e merr në ngarkim, për të parandaluar aksesin nga persona të tjerë.
Deputeti i parë që ka pranuar kopjen e tij ka qenë Saimir Korreshi, ndërsa anëtarët e Partisë Socialiste, ende nuk e kanë marrë kopjen e tyre, me disa që kanë deklaruar për media se nuk e kanë deklaruar se ende nuk e kanë tërhequr.
Ky mekanizëm është vendosur nga Kuvendi për të siguruar që vetëm deputetët e Këshillit të Mandateve të kenë akses në materialet e SPAK-ut, duke përfshirë edhe dokumente që nuk mund të printohen.
Teksa dakordësim për një seancë të radhës në çështjen Balluku ende nuk ka dhe duhet pritur e dita e hënë për të kuptuar se kur ajo mund të zhvillohet.



