Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një mjet i cili po dilte nga një biznes.
Përplasja tepër e fortë dhe Marjus Doksani rreth të 30- tave, është transportuar me urgjencë në gjendje kritike për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë në vendngjarje.
Unaza e qytetit të Lushnjes është bërë shpesh burim aksidentesh të tilla pasi ka shumë biznese përgjatë saj.



