wmremove-transformed-7

Pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbi jetën 16-vjeçari janë publikuar.

Vikima është Oktavio Merdanaj, 16 vjeç dhe siç shihet edhe në pamje, dy makinat janë shkatërruar plotësit nga goditja e fortë.

Në aksident u përfshinë, dy automjete tip “Benz” dhe “Peugeot“.

Siç sqaroi edhe policia, viktima po dilte në autostradë nga Cakrani, në momentin kur është përplasur me automjetin tjetër.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit fatal.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë“, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.