Screenshot_3-31

Diella, e njohur si krijesa e Ramës, nuk është në gjendje të mirë. Prej tre javësh ajo nuk po ofron shërbimet e kërkuara, pavarësisht numrit të madh të aplikimeve. Bëhet fjalë për platformën “e-Albania”, e cila rezulton e bllokuar për një numër shumë të lartë shërbimesh. Aplikimet për rinovim ose pajisje për herë të parë me pasaportë, regjistrim të biznesit në QKB, lidhje martesash në Gjendjen Civile, apo edhe aplikime të tjera në Kadastër, Tatime etj, nuk po kryhen në kohën e duhur.

Për sistemin digjital të shërbimeve, Rama emëroi në detyrë “Ministren Diella”, madje edhe presidenti i Republikës lëshoi dekret duke autorizuar kreun e qeverisë për “detyrat funksinale” të saj. “Diella është një sistem inteligjence artificiale (IA) i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). E prezantuar në janar 2025 si një asistente virtuale e integruar në platformën eAlbania, Diella ndihmon qytetarët me shërbimet publike online dhe lëshimin e dokumenteve digjitale”, thuhet në përshkrimin e Diellës. Po çfarë ka ndodhur javët e fundit më të?

Shërbimet janë bllokuar, ndërsa Diella e Ramës nuk ofron më ndihmesë. Çdo aplikim tek “e-Albania” është bërë një mision gati i pamundur, duke detyruar qindra mijëra qytetarë apo edhe biznese që të presin, ndoshta derisa Diella të shërohet.

Mos është me barrë? Nëse është, kush do jetë “babai” i një krijesë përçudnuese, pasi përveç Ramës që e ka “dashurinë e tij” hamshorë të tjerë me Gys e Beqirë kanë futur duart dhe jo vetëm, kudo. Me apo pa dashje, Diella e pafajshme virtuale është dhunuar dhe për pasojë ndodhet aq rëndë sa nuk ofron më shërbime!

Prokuroria Speciale SPAK lëshoi tetë masa siguries ku për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlidna Karçanaj, (linda, drejtoresha më jetëgjatë e Ramës) zëvendësen e saj Hava Delibashi janë në fuqi masat “arrest shtëpie”, ndërsa për dy biznesmenët kontrovers, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri masën “arrest me burg”, por të paekzekutuara për shkak të largimit.

Që pas arrestimit të tyre i gjithë sistemi digjital, për të cilën janë dhënë jo pak por 780 milionë euro, ka rënë. Vetëm në konton e Ergyas Agasit, Ermal Beqirit dhe disa njerëzve anonimë që lindën, pranë “lindave në katrorë” të Ramës, kanë marrë në vitin e fundit 230 milionë euro. Të dhënat janë në duart e Gysit, Beqirëve dhe Lindave, ndërsa kryeministri vijon të tallet deri në malinjitet se thotë se shumë shpejt Inteligjencën Artificiale do e aplikojë edhe në shndetësi, veçanërisht tek pacientët e Onkologjikut. Po ashtu ai ka premtuar se Diella e tij do të përfshihet në tenderat publike, për të “luftuar” korrupsionin…. Tallje e frikshme që s’ka aplikim që i jep përgjigje!

Diella është sëmurë në një gërshëtim sinptomash psiko-fizike dhe mbetet dyshimi se mund të jetë ngjizur një nja “shtatzani të padëshiruar” nga hamshorizmi Rilindas. Sa për shërbimet në “eAlbania më shumë po vuajnë mijëra emigrantë shumë prej të cilëve votën e tyre e çuan tek Rama, për t’i dhënë atij pushtet përbindëshi aq sa po lëndon keqas edhe Diellën. /Boldnews.al