Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.
Kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë.
Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.
“Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp makarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, shprehen ata.



