IMG_7264

Një bazë ushtarake u bombardua ditën e sotme në Venezuelë. Sirena sulmesh ajrore gjithashtu u dëgjuan në kryeqytetin venezulian, Karakas. Qeveria e Venezuelës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke rrezikuar seriozisht jetën e miliona njerëzve.”, thuhet në një reagim zyrtar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lidhur me këto sulme Venezuela akuzon SHBA. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një reagim lidhur me këto sulme.

Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se Karakasi ishte sulmuar, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua, shkruan ‘The Guardian’.

“Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj”, tha ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë”.

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”, ka thënë më tej ai.