Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi, dyshohet të jetë autori i tre grabitjeve të regjistruara pasditen e së hënës në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas raportimeve, Emiliano, ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë.
Në afërsi të Tapizës ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.



