dsd-1767874373

Astrit Hysenaj, 54 vjeç është viktima e parë nga moti i keq në vend.

Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe bashkia e Durrësit, sipas njoftimit Astrit Hysenaj paraqit në punë dhe u largua.

Burime për VoxNews thanë se orari i punojnësve të Ndërmarrjes Komunale Plazh është 6:00 deri në 14:00.

Njoftimi i bashkisë Durrës:

Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë.

Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.