Flakë të përmasave të mëdha kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët.
Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka pasoja të mëdha materiale.
Nuk dihet arsyeja e saktë e zjarrit dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.
Dyshohet se fillimisht ka marrë flakë një dyqan dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë tregun.
Gjithë zona është e mbuluar me kabuj elektrikë, duke e bërë situatën të rrezikshme.
Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë.



