Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klodilda Bushka e marrë a pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë së fundmi pjesë e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.
Sipas dokumentit, një kopje e të cilit e zotëron “PiranjatNews”, Bushka është pjesë e grupit të ekspertëve që do t’i mësojë institutit se si të qeveriset, duke mos dhënë ndërkohë shembullin e saj të respektimit të ligjit kur ishte deputete e Partisë Socialiste, duke intimiduar drejtpërdrejt dëshmitarët për llogari të Veliajt.
Bushka është pjesë e grupit prej pesë ekspertësh të Komitetit për Mirëqeverisjen dhe Politikat e Brendshme të IEKA-s. Megjithëse është e pandehur nga SPAK, kjo nuk e pengon të bëhet pjesë e komisioneve.



