altin-ndoci-1-600x300-1-1

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur këtë të mërkurë në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, nga Spitali rajonal i Durrësit një ditë më parë.

Softa thotë se arratisja e Ndocit nuk ishtë një arratisje spektakolare por një plan i mirëorganizuar. Kjo sepse, sipas tij, Ndoci është parë të shoqërohet pa pranga dhe me një ambulancë të thjeshtë, në vend të një mjeti me siguri të lartë, c’ka ngre dyshime për një pan të mirëorganizuar me strukturat e brendshme të shtetit.

Sipas Softës, pezullimi i zinxhirit komandues të burgut dhe masat administrative ndaj tyre është minimum i dënimit për ta.

 “Po të mos i shikonim pamjet nuk do ta besonim. Arratisja e Altin Ndocit nuk ishte spektakolare, por e mirë-organizuar. Së pari ai nuk shoqërohej në të gjitha ambientet nga forcat e sigurisë, transportimi i i tij u bë me ambulancë të thjeshtë, dhe jo me një mjet të sigurisë së lartë që është automjetet e burgut.

Në momentin kur doli me vrap nuk kishte asnjë efektiv të policisë. Automjeti që e priste jashtë ishte një tjetër tregues i një skenari të mirë-organizuar, pasi nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim të ndonjë makine aty rrotull dhe të ikte.

Nuk ka një protokoll të shërbimit, nuk ka një plan të shoqërimit dhe transferimit të tij nga burgu tek spitali. Ai del pa pranga nga ambulance, pa pranga del edhe nga të dhënat e efektivëve në spital, pa pranga ai del edhe ku ikën me vrap. Pezullimi i zinxhirit dhe masat administrative ndaj tyre është minimum i dënimit për ta”, u shpreh ndër të tjera, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për Ora News.