Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara nga SPAK, mbrëmjen e kaluar në një godinë luksoze pranë rrugë “Myslym Shyri” në Tiranë.
Sipsas gazetares Klodiana Lala, hetimi është kryer në bashkëpunim me italianët dhe lidhet me aktivitetin e call-centerave.
Kontrollet mësohet se janë kryer me vendim te GJKKO, firmosur nga prokurori Vladimir Mara.
Sipas raportimeve, mbrëmjen e kaluar janë kontrolluar 6 kate të Kullës, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për të shoqëruar.



