7e71a43d-ca10-4e8e-8c9f-9cb18c2a689b

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e AKSHI-t dhe vetë parkun në Xhafzotaj të Shijakut. Bëhet fjalë për Armand Sharan, që konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i cili me manovra tepër të dyshimta, megjithëse emri i del në të gjitha çështjet, vijon të fitojë miliona euro.

Ai është kthyer në “skenën e krimit”, pasi tenderi kësaj herë u zhvillua nga AKSHI, drejtuesit e së cilit janë nën hetim, madje drejtoresha Mirlinda Karçanaj, po hetohet me masën e sigurisë arrest shtëpie. Por, skandali thellohet më tej për shkak se Shara e ka fituar tenderin po në mënyrë fiktive, pasi s’ka pasur garë. Në procedurë futi emrin një kompani, por në fund nuk dha ofertë, duke ngritur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe askush nuk guxon që t’a konkurrojë.

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

Faksimile: Tenderi i finalizuar ditët e fundit nga AKSHI për t’i dhënë plot 2 milionë euro firmës së biznesmenit Armand Shara

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, AKSHI ka shpallur ditët e fundit fituesin e tenderit me objekt “mirëmbajtja e sistemit e-receta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj dhe bën fjalë për shërbim mirëmbajtje. Fondi limti i procedurës ishte 211 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro.

Kriter për fituesin e kësaj procedure ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, teksa në procedurë mori pjesë operatori ekonomik “NAOL” shpk. “Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion në sistemin e  prokurimit” thuhet në dokumente. Pra, emri është futur krejtësisht formal, për t’a bërë të ligjshëm tenderin dhe për të thënë se “ishte më shumë sesa 1 firmë”. Dyshimet janë të mëdha, pasi si ka mundësi që një firmë tërhiqet dhe s’bën asnjë ofertë? Është kamuflim apo frikë nga Shara?!

Në të njëjtin dokument shkruhet se kompania “INFOSOFT SYSTEMS” shpk me pronar në mazhorancë të Armandit ka pasur një ofertë në vlerën e 185 milionë lekë pa TVSH ose 222 milionë lekë me TVSH. Pra, një ofertë me verë prej më shumë se 2.3 milionë eurosh. Rrjedhimisht kjo ofertë është shpallur edhe fituese, për shkak se kompania e parë nuk bëri ofertë.

A nuk ishte e paracaktuar?! Megjithëse e gjithë kupola e AKSHI-t është nën hetim për abuzime të mëdha me detyrën, madje kjo kupolë akuzohet edhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale, sërish vepron dhe sfidon vetë Prokurorinë e Posaçme. Për më tepër, që tenderin ia jep një tjetër firme, e cila është një nga themelueset e parkut fiktiv DURANA.

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit ArmandAKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

Faksimile: Kompania iNext është themeluar në qershor 2025 dhe ka si adresë parkun në Xhafzotaj

Në muajin qershor të vitit 2025, familja Shara ka themeluar kompaninë iNext, duke e regjistruar në parkun fiktiv DURANA. Kompania ka si pronar firmën TAG Engineering shpk dhe Bledar Dhimën, teksa firma TAG është në pronësi të familjes SHARA, ku administratore është zonja Edlira Shara.

Megjithatë, mësohet se pas kësaj firme është vetë Armandi, i cili njihet si një nga “themeluesit” e parkut DURANA, teksa emri i tij del në të gjitha procedimet penale të Prokurorisë së Posaçme, si në rastin e hetimeve ndaj AKSHI-t, ku në disa raste Infosoft ka pasur një rol aktiv. Madje në njërin rast, marrja peng e një biznesmeni e favorizoi dukshëm, pasi ai u shpall fitues i vetëm i procedurës.

Faktet janë se, edhe pas goditjes së kupolës së AKSHI-t, apo edhe pas zbardhjes së DURANA-s, sërish Shara po fiton me lehtësi tendera me vlera miliona euro, procedura pa garë dhe tepër të paracaktuar.

A nuk duhet një hetim i plotë, ku pjesa më kryesore e hetimeve duhet të përqendrohet se ku kanë shkuar qindra miliona euro të AKSHI-t? Kush i ka përfituar dhe ku janë xhiruar? Çfarë pasurie kanë vënë ata dhe familjarët e tyre?!