Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një 72-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij në kat të 8-të të një pallati.
Ngjarja ka ndodhur përballë zonës së terminalit të autobusëve në qytet.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është gjetur i pajetë nga bashkëshortja, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar drejt shkaqeve që çuan 72-vjeçarin t’i japë fund jetës.



