IMG_8097

Rakip Suli është një nga kryebashkiakët që propagandon çdo punë që bën në Bashkinë Kamëz.

Një vit para zgjedhjeve lokale, duket se Suli po bën përgatitjet për të përforcuar zyrën e medias me pajisje dhe mjete të reja, të cilat do t’i blejë me buxhetin e institucionit që drejton.

Bashkia Kamëz ka shpallur një tender me objekt “furnizim dhe vendosje pajisjesh audio-video”. Procedura është futur në kategorinë “vlerë e vogël”, që do të thotë se oferta do të paraqitet nga operatorët që shfaqin interes, dhe bashkia do të paguajë pasi të përmbushen kërkesat.

Sipas dokumenteve, kërkohet të blihen 3 kamera PTZ, një kontroller PTZ për kamera, dhe një mixer audio me 12 kanale.

Bashkia ka kërkuar gjithashtu kufje profesionale, 5 mikrofonë për podcasting dhe 5 krahë mbajtës për mikrofonë.

Gjithashtu, kërkohen karta transmetimi, 3 tripodë video profesionalë me kokë të lëvizshme, dritë LED profesionale për video dhe foto, si dhe 4 drita LED dhe 6 softbox katrorë për studio.

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Bazuar në pajisjet që kërkon bashkia e drejtuar nga Rakip Suli, vlera që do të shpenzohet nuk do të jetë e vogël. Në vend që këto fonde të shpenzohen për nevojat e qytetarëve, kryebashkiaku i Kamzës e sheh si prioritet imazhin e tij propagandistik dhe publikimin e kronikave sa më cilësore.

Suli duket se kërkon të konkurrojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, pasi mjafton të futesh në rrjetet e tij sociale dhe gjen të njëjtin algoritëm postimesh si ata, me video për çdo lyerje që bën, apo duke u shfaqur për të shpjeguar punët me veprime e mimika, në tentativë për të kopjuar kryebashkiakun e Tiranës.

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para

Rakip Suli përgatit zyrën e propagandës një vit para