IMG_8233

Janë zbardhur argumentet e SPAK, për arrestimin e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas raportit të publikuar këtë të martë nga Partia Demokratike, Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, se dosja penale ndaj Ballukut e cila aktualisht është në gjendje elektronike, nëse do të printohet është rreth dy-tre furgonë me letra.

“Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike”,– ka deklaruar Braho.

Ndërsa prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se ka akoma veprime të tjera hetimore dhe prova të tjera për t’u administruar kundrejt Ballukut, por sipas tij kanë patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, pasi nuk u ka dërguar në kohë dokumentacionet përkatëse.

“Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, gë nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shgiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi.2”,– është shprehur Prençi.