-640-0-rama-balluku-kodi-penal-1773050623

Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.

Në fillim të fjalës së tij pas prezantimit të raportit të PS për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut, Rama tha se nuk është akuzuar as për vjedhje e as për korrupsion.

Ai e quajti “turravrap të pakuptueshëm” pezullimin e saj, që e cilësoi si “masë absurde” pasi pezulloi funksionin.

Rama: Sot jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e  SPAK për autorizim kufizimi lirie të Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me një skenë krimi ose flagrancë, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale pabarazi në tenderë publike 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt krejt të pahetuar asokohe, por si rëndom servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e Stacionit të Trenit si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit publik e mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar, pezulloi funksionin dhe jo personin, prandaj s’ka ndodhur në botë asnjë budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e ekzekutivit, sapo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte cështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë: kërkesa që diskutojmë sot. E diskutojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta për të rrëzuar ose jo arrestin e një deputeti.