Është zbardhur ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Bulqizë ku tre persona janë plagosur me thikë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ku dyshohet se pas pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Bulqizës, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më pas rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Renaldo Dauti, Adhurim Koçi dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, Dauti, Koçi dhe shtetasi R.T. Këta të fundit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku raportohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.



