Screenshot_11-2

Një aksident rrugor në aksin Rrëshen-Kukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Mësohet se automjeti i shtetasit me inicialet M. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi me inicialet A. U., 49 vjeç, nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Shtetasi M. M. dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.