-640-0-sabah-1773650949

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 6 ditë më parë (10 mars) ku iu vendos tritol makinës së Oltion Klosit.

Për këtë ngjarje policia arrestoi 7 persona, ndërsa dyshohet se porositësi është Sabah Nuzi 33 vjeç, i cili aktualisht është në burgun e Fushë Krujës.

Po kush është Sabah Nuzi?

33-vjeçari Nuzi akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove, ngjarje e ndodhur një vitë më parë.

Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

Porosia e tritolit ndaj Oltion Klosit u dha nga burgu, kush është

Sabah Nuzi

Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.

Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person.

Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.

Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale“Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.