-640-0-85c71af9943e6b38b89147f750d5de9f

Teksa lufta në Lindjen e Mesme vijon ende dhe ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se konfliktit mund t’i vijë shumë shpejt fundi, zhvillimet në rajon vazhdojnë të mbeten të tensionuara.

Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar dhe shkatërruar avionin që përdorej nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, në aeroportin Mehrabad të Teheran, sipas një deklarate të ushtrisë izraelite.

Sipas ushtrisë, avioni ishte përdorur nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë për transport dhe për të mbështetur operacionet logjistike, si dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet dhe grupet aleate të Iranit përmes fluturimeve brenda dhe jashtë vendit.

Autoritetet ushtarake izraelite theksuan se shkatërrimi i këtij “aseti strategjik” përbën një goditje të rëndësishme ndaj aftësive të Iranit për të koordinuar veprimet me grupet që veprojnë si përfaqësues të tij në rajon.

Sipas tyre, kjo ndërhyrje dëmton gjithashtu përpjekjet e Teheranit për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe për të ruajtur ndikimin e regjimit nëpërmjet rrjeteve të tij aleate.