Flamur-Noka-Ervin-Salianji-1-770x435-1

Flamur Noka reagoi menjëherë pasi Ervin Salianji ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike.

Por Noka shprehet se kjo nuk mund të ndodhë pasi, sipas tij, në PD ka statut, ka rregullore dhe kushti i parë është të jesh anëtar.

“Në Partinë Demokratike kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë në strukturat drejtuese të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Kushti i parë është të jesh anëtar i kësaj partie. Zotëria në fjalë nuk është anëtar i asaj partie. Në PD ka statut, ka rregullore dhe kushti i parë është të jesh anëtar”, tha Noka në studion e “Off the Record” në A2CNN.