Sot në Zonën e Treshit në Tiranë janë konstatuar disa dokumente duke u djegur nga disa persona. Dokumentet po nxirreshin nga një mjet dhe digjeshin aty.
Njëri nga punonjësit tha se dokumentet i përkasin komunës së Kasharit, ndërsa një tjetër tha se i përkasin ARRSH-së.
Nga pamjet filmike, duket se dokumentet lidhen me projekte rrugësh, supervizime dhe materiale të tjera zyrtare.
Deri tani nuk ka informacione ose sqarime zyrtare mbi origjinën ose qëllimin e djegies së dokumenteve.
Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur dokumentet nxirren nga mjeti dhe digjen nga disa persona, duke ngritur pyetje mbi rëndësinë e tyre dhe arsyet e djegies.



