Aktet që çuan në vdekjen e 19-vjeçares shqiptares “Myrto” në një dhomë hoteli në Argostoli të Greqisë po dalin në dritë hap pas hapi.
Pamjet filmike të siguruara nga policia greke dhe të publikuara nga mediat, ashtu edhe dëshmia e njërit prej tre të arrestuarve, hedhin dritë mbi momentet kritike që përfunduan me vdekjen e saj, e cila sipas mjekëve ligjorë erdhi si pasojë e arrestit kardiak.
Sipas deklarimeve të 23-vjeçarit, Myrto kishte konsumuar në mënyrë të përsëritur kokainë, të cilën e kishte siguruar një ish-kampion i peshëngritjes së bashku me një mik të tij nga Shqipëria.
Video e marrë nga gazeta Protothema:
Kur e reja u rrëzua pa ndjenja, tre të rinjtë nuk thirrën urgjencën, por tentuan të zhduknin çdo provë që i implikonte, madje edhe vetë trupin e saj, pasi, siç pretenduan, u kapën nga frika.
Megjithatë, veprimet e tyre nuk tregojnë panik, por një qetësi të pazakontë, deri në kufijtë e cinizmit./Marrë nga Protothema



