Erion Veliaj ka dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se kërkesa është depozituar më 6 maj, ndërsa Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje.
Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.
Erjon Veliaj është nën gjykim nga GJKKO për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa mbahet në burg prej shkurtit të vitit të kaluar.



