-900-0-1778935561x1111png-800

Në vend që të respektohej privatësia, dinjiteti dhe gjendja emocionale e një pacienteje me kancer, ajo u vendos para kamerës për t’u përdorur si dekor propagande politike.

Një grua që po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës së saj nuk ka nevojë të shndërrohet në material marketingu për pushtetin. Spitali nuk është studio televizive dhe pacienti nuk është figurant për video optimiste me emoji dhe muzikë frymëzuese.

Akseleratori linear nuk është dhuratë personale e askujt. Është një investim që duhet të ishte bërë prej kohësh me paratë e qytetarëve dhe detyrimin e shtetit ndaj njerëzve që vuajnë çdo ditë në korridoret e Onkologjikut.

Propaganda fillon aty ku mbaron ndjeshmëria njerëzore: kur halli i pacientit përdoret për imazh, kur sëmundja futet në montazh dhe kur vuajtja shërben si sfond për fushatë morale të qeverisë.

Pacientët kanë nevojë për trajtim, qetësi dhe dinjitet. Jo për kamera në fytyrë në momentin më të brishtë të jetës së tyre.