-640-0-screenshot-2026-05-21-120614-1779395457

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” atë që babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, ka deklaruar përpara drejtësisë për të birin.

Teksa zbuloi detajet, Hoxha tha se babai i Martinajt ka mbrojtur sot përpara gjykatës pasuritë e tij, duke treguar edhe punët që ka bërë ndër vite.

Mustafa Martinaj ka deklaruar se në ’97 mundësitë e tij financiare kanë qenë shumë të mira, teksa shton se të birin e ka dërguar me studime në Itali pasi ishte nxënës i shkëlqyer.

“Familja e Martinajt ka votuar në gjykatën lokale kërkesë civile, ku kërkon që djali i tyre të shpallet i zhdukur, çfarë do të sjellë më pas edhe çregjistrimin e tij në regjistrat e personave që jetojnë. Por gjithsesi hetimit pasuror është vështirë që t’i shpëtojë sepse së pari sekuestrot parapake janë lënë në fuqi nga të trija shkallët e gjyqësorit. Ky është një hetim financiar dhe mbi të gjitha ajo që prokuroria kërkon të vërtetojë përpara gjykatës është fakti se të gjitha këto pasuri janë të lidhura me aktivitetet të dyshuara kriminale.

E para që mund të themi, po e them këtë sepse babai i Ervis Martianjt nuk ka folur gjatë për mediat, ka preferuar të shprehë fraza të shkurtra, ku tregon se i biri nuk jeton më, se drejtësia duhet që punojë, dhe që ia ka lënë drejtësisë të hetojnë dhe se autoritetet duhet ta gjejnë e se ata e dinë ku është Ervis Martinaj, sipas tyre i ndjeri. Ky është qëndrimi i Mustafa Martinajt.

Përveçse ka mbrojtur djalin e tij, por në procesin e sotëm ka mbrojtur dhe justifikuar përpara drejtësisë asetet pasurore. Insiston të thotë përpara gjykatës se të ardhurat ka pasur ndër vite, nga ’97 e në vazhdim, ai ka treguar se si ka nisur të punojë në fushën e ekonomisë dhe financiare, dhe thotë që në kohë të vështira ai udhëtonte me llogari cash 800 mijë euro në automjet, në kohën e bandave, teksa shton se nuk ka pasur probleme.

Pra ai është përpjekur të argumentojë se ka pasur kapital dhe pasuri, deri aty sa e ka dërguar të birin, pavarësisht se ishte me bursë, me studime në Itali, sepse sipas tij ishte një nxënës i shkëlqyer. Ashtu tregon, teksa i referohet faturave bankare, se ka pasur mundësi të blejë makina luksoze për vajzat dhe djalin që ishte kthyer në Tiranë pasi kishte ndërprerë studimet”, tha Hoxha.