Tragjedia e rëndë në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist i teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit në Maqedoninë e Veriut.
Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i njohur për interpretimet në produksionet belkanto, duke fituar reputacionin e një “baritoni italian me ngjyrë kadifeje të zërit”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar mbi 15 role kryesore në opera të njohura botërore, përfshirë “Nabuço”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.
Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur edhe tre persona të tjerë, mes tyre i dyshuar edhe djali i tij 20-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën BMË me targa të Shkupit. Lajmi për vdekjen e artistit ka tronditur komunitetin kulturor dhe kolegët e tij, të cilët e konsideronin një nga zërat më të veçantë të operës në vend.



