-1000-0-900-0-1779713339xedi-rama-55-950-6a1d4a3c4851f

Pak ditë pasi shfaqej në atmosferën e ngrohtë të marrëdhënieve me Athinën dhe shkëmbente buzëqeshje e përqafime me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, Edi Rama zgjodhi sot t’i japë Greqisë leksione për mënyrën se si duhet të reagojë ndaj incidentit të dhunës në Zvërnec.

Kryeministri u shpreh i habitur nga reagimi i Athinës për dhunimin e protestuesit me shtetësi greke, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për dhunë shtetërore, por për veprimin e një roje private. Rama ironizoi edhe referencat për një “popullsi homogjene greke” në zonë, ndërsa kritikoi faktin që autoritetet greke kishin vënë theksin te etnia e protestuesit.

Kështu, vetëm pak ditë pasi Tirana dhe Athina ekspozonin edhe një herë fotografinë e marrëdhënieve “në ditët më të mira”, një roje private në Zvërnec mjaftoi që kryeministri shqiptar të kalonte nga diplomacia e përqafimeve te kujtesa e vjetër e përplasjeve me shtetin fqinj. Në fund, duket se në Ballkan edhe miqësitë strategjike kanë nevojë herë pas here për një krizë të vogël për të kujtuar se ekzistojnë.