Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur së fundmi në Gjermani i ka marrë jetën një shqiptareje të re nga fshati Damanek Malishevës.
Lajmi i trishtë është mësuar pas një reagimi të bërë në rrjet nga faqja zyrtare e Facebook-ut të fshatit Damanek ku shkruhet se e reja e identifikuar si Rina Krasniqi humbi jetën tragjikisht në Gjermani.
Deri më tani nuk kanë dalë akoma detaje në lidhje me aksidentin që i mori jetën shqiptares. Ndërsa pritet që për ngjarjen e rëndë të reagojë dhe familja e viktimës.



