Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të rihapë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Trupa gjykuese ka vlerësuar se duhet hartuar një raport i ri psikologjik për autorin e dyshuar të vrasjes, Mario Pëlleshaj, dhe për të plagosurin Luis Meçe.
Për këtë arsye janë caktuar dy psikologe, të cilat kanë marrë detyrat konkrete nga gjykata dhe do të hartojnë raportin psikologjik pasi të marrin kontakt me Pëlleshajn dhe Luis Meçen. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 1 korrik, kur do të diskutohet edhe për raportin.
Mario Pëlleshaj është dënuar me 16 vite burgim për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe është shpallur fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, ndaj Luis Meçes.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri mes të miturve u godit për vdekje me thikë Martin Cani, ndërsa u plagos Luis Meçe



