berisha

Partia Demokratike ka publikuar përbërjen e Kryesisë së re, të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e tij konstituese. Juliana Emiri u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar, ndërsa u votuan edhe 20 anëtarët e Kryesisë.

Sipas të dhënave zyrtare të PD-së, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë janë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç, ndërsa 14 nga 20 anëtarët janë për herë të parë pjesë e këtij organi drejtues.

Anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PD-së janë:

Femra: Eda Grimci, Edith Harxhi, Florjana Garo, Ilda Zhulali, Lili Sula, Mimoza Hajdarmataj.

Të rinj: Andia Ulliri, Desada Xhetani, Fatjon Bathorja, Glauk Olldashi, Lorenca Hoxha, Nikola Kedhi.

Burra: Atird Hoxha, Dorjan Teliti, Ervin Minarolli, Fisnik Qosja, Gjin Gjoni, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti dhe Keltis Kruja.

Procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike pritet të vijojë me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve, sekretariatit, departamenteve dhe përfaqësuesve të diasporës në organet drejtuese të partisë.