-1000-0-whatsapp-image-2026-06-09-at-3-55-21-pm-6a281c625d40a

Kompjuterat që sekuestruan në biznesin e Armand Shakajt ku ai vrau shokun e tij Eglant Koci dhe më pas hodhi trupin në një humnerë në rrethinat e Elbasanit janë zbërthyer në laboratorin kriminalistik.

Burimet bëjnë me dije se brenda tyre janë gjetur të dhëna që lidhen me llogaritë e kriptomonedhave, çka konfirmon dyshimet se Koçi u vra për shkak të përfshirjes në këtë aktivitet.

Prokuroria është duke hetuar për momentin për akuzën e vrasjes me dashje, por pasi të administrojë aktin e ekspertimit të kompjuterave do të ashpërsojë akuzën në vrasje me paramendim për interes.

Armand Shakaj ndërkohë po negocion duke kërkuar lehtësim të pozitës së tij që të vetëdorëzohet. Avokati Sokol Koçiu ka marrë kontakt me institucionet me qëllim që të bashkërendojë vetëdorëzimin.