Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut, ku pritet të performojë reperi Kanye West. Sipas kreut të qeverisë numri i biletave të blera nga shtetas të huaj për këtë event ka tejkaluar atë të finalen së Conference League, që u zhvillua në Tiranë.
Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë.
“Eagle Stadium”, i vendosur pranë autostradës Tiranë-Durrës, pritet të mirëpresë rreth 60 mijë spektatorë. Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa paketat VIP shkojnë deri në 339 euro.



